Luka Modric, i treguar nga dikush tjetër që e njeh mirë. Në intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Ivan Rakitic foli për mesfushorin, aktualisht te Milani, duke nisur nga mënyra se si u takuan: “E kujtoj mirë, më 1 mars 2006, ishte ndeshje miqësore Kroaci-Argjentinë në Bazel. Unë luaja për Bazelin dhe po mendoja ndryshimin e federatës. Shkova në stadium me biletat e klubit, Luka atë ditë debutonte me përfaqësuesen dhe njerëzit më thoshin ‘shiko se mund të luash me të’.

Si është në dhomën e zhveshjes? Nuk flet shpesh, por kur flet, duhet t’i kushtosh vëmendje. Flet seriozisht, konkretisht, nuk bërtet, por jep udhëzime të qarta. I pëlqejnë shakatë, por kur është serioz, është shumë i përqendruar dhe kujdeset për çdo detaj.

Çfarë më thotë për Milanin? Folëm dje. Luka është shumë i lumtur, më ftoi në Milano, thotë se futbolli është shumë ndryshe nga Spanja, por ndihet shumë mirë. Është shumë i lumtur me shokët e skuadrës dhe me jetën në Itali. Familja e tij po e shijon këtë kapitull të ri. Për këtë, Luka duhet të falënderojë Igli Taren, ai e mori te Milani”.

The post “Modric është shumë i lumtur te Milani, për këtë duhet të falënderojë Igli Taren” appeared first on Telesport.