Një video e publikuar tregon momentin kur 23-vjeçari Lajonel Ramirez Koljado u shpëtua pas tre ditësh lufte për mbijetesë në det, pranë Ishujve Kanarie.

Sipas informacioneve, i riu ishte zhdukur që nga mbrëmja e së hënës. Ai kishte dalë me një varkë së bashku me miqtë e tij në det, pranë zonës San Bartolomé de Tirajana.

Në momentin kur një jet ski që po transportonin u shkëput, 23-vjeçari vendosi ta kthente i vetëm në portin më të afërt, por, për fat të keq, mjeti pësoi defekt gjatë rrugës.

Kur nuk u paraqit në vendtakimin e caktuar, miqtë e tij njoftuan autoritetet. Për pasojë, erërat e forta dhe rrymat detare e kishin larguar thellë në det.

Autoritetet organizuan një operacion të madh kërkimi dhe shpëtimi, me pjesëmarrjen e mjeteve lundruese, helikopterëve dhe ekipeve tokësore, ndërsa familjarët dhe miqtë bënë thirrje publike për ndihmë.

Më në fund, gjatë mesditës së sotme, ai u gjet gjallë, duke kërkuar ndihmë në det. Ekipet e shpëtimit e ndihmuan dhe e transportuan në tokë.
Ai u gjet 16 milje detare (rreth 30 km) në jugperëndim të ishullit Gran Canaria dhe u dërgua në portin Arguineguin për kontrolle mjekësore.

The post Spanjë / 23-vjeçari shpëtohet nga autoritetet pas tre ditësh lufte për mbijetesë në det appeared first on Alsat.