Inter është duke udhëhequr 2-0 ndaj Cremonese në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A. Zikaltrit gjetën golin që në 6-të minutat e para, ku Nicolo Barella pasi fiton një top në mesfushë, pason bukur për Ange-Yoan Bonny, i cili asiston për Lautaro-n, kapiteni dërgon topin në rrjetë.

Bonny dyfishon shifrat për Interin në minutën e 38-të, sulmuesi i ardhur nga Parma shënon me kokë pas krosimit të Dimarco. Një pjesë e parë totalisht e dominuar nga të besuarit e Cristian Chivu, të cilët e mbyllin me avantazhin e dyfishtë 2-0.

Kujtojmë që për ziklatrit pati dhe një gol të anulluar nga VAR, në minutën e 11-të, ku Manuel Akanji devijoi në rrjetë goditjen e Dimarco, por goli u anullua për pozicion jashtë loje.

SHIKOGOLAT

The post Inter mbaron punë me Cremonese-n që në pjesën e parë, vendosin Lautaro & Bonny (video) appeared first on Telesport.