Penalltia e akorduar në Strumicë në minutën e 89 nga ana e arbitrit Plarent Salihi nga Tetova në ndeshjen mes Bashkimit dhe Brerës, ka shkaktuar reagime të shumta të tifozëve, sportdashësve dhe vet drejtuesve të Klubit Futbollistik Bashkimi nga Kumanova, të cilët madje paralajmëruan ankesë në UEFA dhe FFM. Në ndeshjen e xhiros së nëntë të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, Bashkimi si mysafir po udhëhiqte me rezultat 1:0 e madje edhe më shumë raste për gol, por ndeshja mori kahje tjetër në minutën e 89 kur arbitri Plarent Salihi, sipas pamjeve dhe vet komentuesve ë ndeshjes, akordon një penallti të paqenë, duke e dëmtuar rëndë Bashkimin e duke i dalë në ndihmë kështu Brerës së Strumicës. Ekspertët e futbollit që i konsultuam njëzëri konstatuan se në atë duel të lojtarëve nuk kishte penalti, mirëpo arbitri tetovar Plarent Salihi, edhe pas rishikimit të aksionit në VAR, megjithatë vendosi ti falë penaltinë Brerës, duke shkaktuar reagime të vet lojtarëve në fushë por edhe të tifozëve që nga Kumanova kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin e tyre. Paraprakisht, në këtë ndeshje arbitri Plarent Salihi i dha karton të kuq edhe trajnerit të Bashkimit Muharrem Muharrem. Me përfundimin e xhiros së nëntë, bashkimi ka grumbulluar gjithsej 15 pikë dhe renditet në pozitën e pestë. /Alsat.mk
The post Referim skandaloz kundër KF Bashkimit në Strumicë appeared first on Alsat.
