UEFA ka zyrtarizuar emrin e gjyqtarit kryesor në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Bëhet fjalë për Istvan Kovacs, një gjyqtar rumun me shumë përvojë në futbollin evropian. Ai është gjyqtar ndërkombëtar i FIFA-s që nga viti 2010 dhe pjesë e grupit “Elite” të UEFA-s.

Në vitin 2022, Kovacs gjykoi finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenoord në “Air Albania” në Tiranë.

Këtë vit ai ndau drejtësinë në finalen e Champions League, Paris Saint-Germain – Inter.

 

 

The post Gjyqtari i finales së Champions caktohet për ndeshjen Serbi-Shqipëri appeared first on Telesport.