Kanë përfunduar ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026 për zonën e Europës. Në Vienë, Austria fitoi 10-0 ndaj San Marinos, 4 gola nga Marko Arnautovic. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bosnja shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe në fund nuk shkoi më shumë se barazimi në transfertë 2-2 ndaj Qipros. Austria kryeson grupin me 15 pikë, Bosnja ndjek me 13 pikë.

Në grupin C, Danimarka fitoi 0-6 në transfertë ndaj Biellorusisë, në ndeshjen e luajtur në fushë asnjanëse në Hungari në Zalaegerszeg. Për danezët shënuan Froholdt 19′, Hojlund 19′, 45′, Dorgu 45+6, Dreyer 66′, 78′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Skocia fitoi në Glasgow 3-1 ndaj Greqisë. Helenët kaluan të parët në avantazh me Tsimikas 62′, vendasit përmbysën rezultatin me golat e Ryan Christe 64′, Lewis Ferguson 80′ dhe Lyndon Dukes 90+3. Situata në grupin C është si më poshtë:

Në grupin L, Rep.Çeke barazoi pa gola në Pragë ndaj Kroacisë. Të dyja kryesojnë grupin me nga 13 pikë. Surpriza e këtij grupi janë Ishujt Faroe, që mundën 4-0 Malin e Zi dhe renditen në vendin e tretë me 9 pikë.

Në grupin G, Holanda fitoi në transfertë 0-4 ndaj Maltës. Cody Gapko shënoi dy herë nga penalltia 12′, 48′, Tijjani Reijnders 57′ dhe Depay në minutat shtesë. “Tulipanët” kryesojnë grupin me 13 pikë.

The post KUALIFIKUESET: Austria e “pamëshirshme”, Danimarka luan tenis. Holanda bën detyrën. Greqia “bie” në Glasgow appeared first on Telesport.

