-Këtë propozim normalisht e konsiderojmë si grup parlamentar i VLEN, si një provokim të ardhur nga LSDM, tha Halil Snopçe, i cili sot mbështeti kryetaren e Komisionit për Çështje Sociale, Ilire Dauti, e cila refuzoi që ligji për branitellat të vendoset në rend të ditës, shkruan TV21. Snopçe tha se një ligj i këtillë duhet të përfshijë edhe ish-ushtarët e UÇK-së.

“Nëse sjellim një ligj të këtillë, duhet të inkorporojmë të gjithë, kur them të gjithë, përveç pjesëtarët e forcave shtetërore, aty duhet të inkorporohen edhe ish-ushtarët e UÇK-së, pa diskutim”, tha mes tjerash Sopçe./tv21.tv