Kandidati i VLEN-it për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, u zotua se në bashkëpunim me organizatat do të ndërtojnë politika afatgjate për personat me nevoja të veçanta që do të kyçen në arsim, në shërbime shëndetësore, transport dhe hapësira publike. Ai premtoi se Çairi do të bëhet shembulli i përfshirjes, barazisë dhe respektit për çdo qytetar, sepse siç u shpreh, përfshirja e secilit njeri nuk është privilegj por e drejtë.
“Do të mbështesim bizneset mikro, ndërmarrjet sociale dhe nismat humanitare sepse pavarësia ekonomike është themeli i dinjitetit njerëzor. Ky angazhim fillon nga unë vetë, nga kabineti im. Prandaj sot dua të ndaj me ju lajmin se z.Qamuran Isamaili, një njeri dhe profesionist i jashtëzakonshëm do të jetë pjesë e kabinetit tim si këshilltarë. Qamurani këtu është me mua”, tha Mexhiti.