Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ka përfunduar numërimi në 12 komuna – Deçan, Gjilan, Dragash, Fushë-Kosovë, Obiliq, Vushtrri, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillugu, Partesh, Kllokot.

Në Deçan, Bashkim Ramosaj i AAK-së ka fituar pa balotazh.

E në Gjilan pritet balotazh mes Alban Hysenit të LVV-së e Arbër Ismajlit të LDK-së.

Bexhet Xheladini i LDK-së do të jetë në balotazh me Shaban Shabanin e PDK-së në Dragash.

Në Fushë-Kosovë, balotazhi do të jetë mes Valon Prebezës të LVV-së e Besnik Osmanit të LDK-së.

Xhafer Gashi i LDK-së në Obiliq do të jetë në balotazh me Halil Thaçin e LVV-së.

Feriz Idrizi i PDK-së në Vushtrri do të jetë në balotazh me Sylejman Mehollin e LVV-së.

Ruzhdi Shehu i LDK-së në Junik do të jetë në balotazh me Agron Kuçin e AAK-së.

Në Mamushë, pa balotazh ka fituar Abulhadi Krasniç i KDTP-së.

Në Graçanicë, Ranillug e Partesh kanë fituar pa balotazh kandidatët e Listës Serbe.

E në Kllokot, Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe do të jetë në balotazh me Srecko Spasiqin e Srpska Narodna Sloga.