Kryeministri britanik, Kir Starmer, do të njoftojë gjatë vizitës së tij në Egjipt se Britania do të jetë nikoqir i një konference ndërkombëtare kushtuar ardhmërisë së Rripit të Gazës, njoftoi Qeveria britanike.

Starmer do të prezantojë rolin udhëheqës të Britanisë në fazën e ardhshme të planit paqësor, nën patronazhin e SHBA-së. Konferenca, që do të zgjasë disa ditë, do të fokusohet në rindërtimin e Gazës

dhe mbështetjen e reformave të Vetëqeverisjes palestineze, për të lehtësuar proceset lokale.

Mes pjesëmarrësve pritet të jenë: Gjermania, Italia, Arabia Saudite, Jordania, Vetëqeverisja Palestineze, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfshirë Banka Evropiane për Zhvillim dhe Ripërtëritje dhe Banka Botërore.

Data e konferencës ende nuk është konfirmuar.

Gjermania ka paralajmëruar gjithashtu se do të organizojë një takim të ngjashëm me Egjiptin. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Vadeful, theksoi se Izraeli dhe SHBA-ja duhet të marrin pjesë në konferencë, duke shtuar se Gjermania do të ofrojë ndihmë humanitare dhe do të mbështesë krijimin e strukturave administrative në Gazë.