Probleme të tjera fizike për Gleison Bremer, mbrojtësin e Juventusit, i cili do të duhet të ndalet sërish pasi ishte rikthyer prej pak kohësh nga një mungesë e gjatë për shkak të dëmtimit të mëparshëm të ligamentit të kryqëzuar. Kësaj here bëhet fjalë për probleme në menisk.

Juventusi, përmes kanaleve të veta zyrtare, ka bërë të ditur: “Paraditen e sotme, në Lyon, Gleison Bremer bëri konsultë mjekësore me dr.Sonnery-Cottet, i cili konstatoi një dëmtim të meniskut medial të gjurit të majtë. Orët e ardhshme lojtari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje artroskopike selektive për heqjen e pjesës së dëmtuar të meniskut”.

Bremer, ndër të tjera, është pjesë edhe e listës së lojtarëve më të paguar në Serie A. Ja top-10 sipas “Capology.com” (pa përfshirë bonuset):

Dusan Vlahovic (Juventus) – 22,2 milionë euro bruto në vit

Lautaro Martínez (Inter) – 16,7 milionë

Paulo Dybala (Roma) – 13 milionë

Nicolò Barella (Inter) – 12 milionë

Jonathan David (Juventus) – 11.1 milionë

Hakan Çalhanoğlu (Inter) – 11.1 milionë

Kevin De Bruyne (Napoli) – 11.1 milionë

Alessandro Bastoni (Inter) – 10.2 milionë

Christopher Nkunku (Milan) – 9.3 milionë

Adrien Rabiot (Milan) – 9.3 milionë

Bremer (Juventus) – 9.3 milionë

Rasmus Højlund (Napoli) – 9.3 milionë

 

The post Bremer trondit Juventusin. Dëmtim i meniskut të majtë, do t’i nënshtrohet operacionit appeared first on Telesport.