Edhe pse Shqipëria është ndarë nga pakoja me Maqedoninë e Veriut dhe do të hapë kapitullin e parë në negociatat me Bashkimin Europian, sërish, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti shprehet optimist se ndryshimet kushtetuese do të realizohen deri në fund të këtij viti (2024).

Ai në ClickPlus në TV21 tha se po punojnë në mënyrë intensive që ta lëvizin këtë çështje.

“Qeveritë e kaluara kanë folur shumë, por s’kanë bërë hiq. Ne po flasim më pak dhe mendoj se po punojmë intensivisht për të gjetur zgjidhje dhe për ta lëvizur këtë çështje.
A keni droje që s’e bëni apo jeni i bindur?
I bindur dhe po punojmë çdo ditë në këtë drejtim”, tha Mexhiti.