Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që shtetet të investojnë në shkolla dhe mjekësi, në vend të shpenzimeve për armatim. 

Në fjalimin e tij para parlamentit izraelit të hënën, Trumpi ka folur se si vendet e Lindjes së Mesme duhet të ndalojnë së krijuari armiq dhe të punojnë së bashku për të krijuar “mundësi dhe prosperitet”.

Sipas tij, “në vend që të prodhojnë armë”, vendet në rajon duhet të përqendrohen në shpenzimin e parave për shkolla, mjekësi, industri dhe inteligjencë artificiale.

“Edhe për Iranin, regjimi i të cilit ka shkaktuar kaq shumë vdekje në Lindjen e Mesme, dora e miqësisë dhe bashkëpunimit është e hapur”, është shprehur Trumpi.