The post Mexhiti: Bujar Osmani është thjeshtë kopjues, pa ide, pa vizion dhe pa kompetencë! appeared first on Alsat.
Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj kundër kandidatit të tij nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, pas promovimit të projekteve të tij të cilat Mexhiti tashmë i kishte prezantuar para qytetarëve javë më parë.
I pyetur nga gazetarët se si e komenton faktin që Osmani ka dalë sot me projekt për meremetimin e ndërtesave të vjetra dhe instalimin e ashensorëve, Mexhiti nuk i kurseu kritikat.
“Mungesë ideje, mungesë kompetence, mungesë vizioni, thjeshtë mos ta quaj me fjalë më të rënda, kopjues,” deklaroi shkurt Mexhiti, duke e goditur rëndë rivalin e tij politik.
Sipas Mexhitit ky reagim vjen pas një sërë deklaratash publike, ku Osmani është akuzuar për mungesë kreativiteti dhe përpjekje për të përvetësuar projektet që VLEN i ka shpalosur shumë më herët para banorëve të Çairit.
The post Mexhiti: Bujar Osmani është thjeshtë kopjues, pa ide, pa vizion dhe pa kompetencë! appeared first on Alsat.