Në edicionin e fundit të Glamour Queen Kosova 2025, konkursit prestigjioz që i dedikohet grave mbi moshën 40 vjeç, Nertila Bubeqi u dallua me paraqitjen e saj plot elegancë dhe vetëbesim, duke fituar me meritë titullin “First Runner-Up”.
Me stil, inteligjencë dhe një qëndrim frymëzues, ajo arriti të fitojë zemrat e jurisë dhe të publikut, duke u bërë një nga figurat më të përfolura të këtij edicioni.
Por suksesi i Nertilës nuk ndalet këtu. Ajo po nis një kapitull të ri në karrierën e saj artistike, pasi është përzgjedhur për të interpretuar në filmin e ri kosovar “Lindja e Princit”, një projekt që po xhirohet në Kosovë dhe Zvicër nën regjinë e Adem Kicajt.
“Nertila Bubeqi është një grua e jashtëzakonshme dhe një frymëzim për shumë të tjera. Ajo e meriton plotësisht titullin e First Runner-Up dhe jam e lumtur t’i jap mundësinë të shkëlqejë edhe në botën e filmit me rolin e saj në Lindja e Princit, një film shumë i mirë që po realizohet në Kosovë dhe Zvicër”, u shpreh Edita Krasniqi, themeluese e Glamour Queen Kosova.
Përmes punës, pasionit dhe energjisë pozitive, Nertila Bubeqi po dëshmon se bukuria, forca dhe ambicia e një gruaje nuk kanë moshë. Ajo mbetet një shembull frymëzues për të gjitha gratë që ndjekin ëndrrat e tyre me vendosmëri dhe guxim.