Moti sot do të jetë me diell dhe periudha me vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 15 deri në 23 gradë Celsius. 

Në Shkup, mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë Celsius. 

Siç kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nën ndikimin e masave të lagështa ajrore, prej të mërkurën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme të shiut.