Donald Trump konfirmoi se do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Zelensky kishte njoftuar më herët dje se do të udhëtonte për në Uashington “këtë javë”.

Presidenti ukrainas vlerësoi armëpushimin e arritur në Gaza me ndërmjetësimin e Donald Trump, duke thënë se kjo jep shpresë për paqe në Ukrainë, ku udhëheqësi amerikan synon gjithashtu të luajë një rol ndërmjetësues me Moskën.

The post Pas armëpushimit në Gaza, Trump konfirmon se do mirëpresë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë appeared first on Alsat.