Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi ka treguar planin e tij për stadiumin në Tetovë.
Thotë se do ta bëjë me fonde, ndërkaq premton se do të jetë me standarde që parashihen nga UEFA.
Ai tha se fakti që deri më tani nuk stadium ende dinjitoz në Tetovë, është sepse sipas marrëveshjes aktuale atë duhet ta ndërtojë Ndërmarrja e Transportit, e cila sipas tij, 300 mijë euro ka humbje vjetore.
“Në vitin 2014 është nënshkruar një marrëveshje e cila do të menaxhojë me atë objekt dhe duheshte të investohet nga ana e tyre, jo nga Komuna. Investitor duheshte të jetë koncesioneri. Udhëheqësia e Tetovës e ka ndryshuar atë marrëveshje dhe ka nënshkruar marrëveshje të re për ndërtim ku investitor është ndërmarrja e transportit. Paramendoni, çfarë improvizimi, çfarë anomalie.
Gazetarja: Jo komuna?
Jo Komuna. Do të thotë ndërmarrja e transportit. Ndërkohë, kjo ndërmarrje e transportit në nivel vjetor gjeneron 300 mijë euro humbje”, tha Rexhepi.