Fitorja 4-0 ndaj Bullgarisë e ka afruar edhe më shumë Spanjën me kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Skuadra e trajnerit Luis De La Fuente kryeson renditjen në grupin e saj, por e veçanta e këtij suksesi ishte rekordi i 29 ndeshjeve radhazi pa humbje për të.

Në fakt, De La Fuente barazoi rekordin e Vincente Del Bosque dhe ka shansin që ta përmirësojë edhe më tej atë. “Kjo për mua është një kënaqësi dhe gëzim i madh”, tha trajneri i kombëtares iberike.

Fituam ndaj Bullgarisë duke bërë një lojë të mirë dhe jemi të parët në grup. Kjo fitore ishte historike, pasi barazojmë rekordin e Del Bosque, që është një model për të gjithë ne. unë e kam admiruar gjithnjë atë”, deklaroi De La Fuente.

Gjithsesi, ky është një sukses për këta djem, të shkëlqyer, një grup i jashtëzakonshëm që bën gjëra të mëdha. Madje ka shanse të shkojë edhe më tej. Të gjithë ne duam më shumë nga ky ekip”, shtoi trajneri i Spanjës.

“Ne tani po mendojmë të fitojmë ndeshjen e radhës, ndeshjen e 31-të e kështu me radhë. Ne duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur dhe kjo na bën krenarë të gjithëve”, tha De La Fuente

The post 29 ndeshjeve radhazi pa humbje, De La Fuente barazon rekordin e Del Bosque: Ky ekip kërkon të arrijë më shumë appeared first on Telesport.