Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar në Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski mori pjesë në vendosjen e gardhit mbrojtës në deponinë “Drislla” ndërsa pasi të marrë funksionin kryetar i Shkupit, paralajmëron edhe ndërtimin e një qendre bashkëkohore për riciklim të mbeturinave prej të cilës edhe do të ketë përfitime financiare. Fabrika e riciklimit do të ndërtohet sipas shembullit të Lubjanës, paralajmëron Gjorgjievski.
“Përfundimisht do të ndërtojmë qendër të re bashkëkohore për riciklimin e mbeturinave këtu në Drislla, diçka që po premtohet për tridhjetë vite me radhë në kryeqytetin tonë por për fat të keq deri tani nuk ka realizim. Me ndërtimin e një qendre të tillë moderne për reciklim sipas principeve dhe shembujve që janë në Slloveni, në Lubjanë konkretisht do të pamundësohet ajo që ka qenë rast në të kaluarën, ndotje e ambientit jetësor dhe trajtim të pa sigurtë të mbeturinave por ne do të përfitojmë si kryeqytet nga përpunimi i atyre mbeturinave kështu që një nga projektet kyçe”, deklaroi Orce Gjorgjievski – Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Shkupit. /Alsat.mk
The post Zgjedhjet lokale/ Gjorgjievski viziton Drisllën, paralajmëron qendër për riciklim appeared first on Alsat.