Isamedin Azizi tha se dy zonat me problematike janë Vizbegu dhe Luboteni, që siç tha, duhen investime të madha pasi mungojnë edhe gjërat elementare si uji i pijshëm, kanalizimi dhe infrastruktura e shkollave. Azizi bëri të ditur se këto dy zona do të jenë me prioritet gjatë mandatit të tij.
“Zona industriale e Visbegut e kemi me top prioritet, për shkak se nga informacionet që i kemi marrë nga sektori biznes me të cilën kishim edhe sot takim, vetëm për vitin 2024 janë paguar mbi 50 milionë euro në formë të tatimeve, një pjesë dërmuese përfundon në arkën e komunës së Butelit. Për fat keq, nëse graviton në atë pjesë e shihni se rrugët dhe infrastruktura në atë zonë janë sikur në botën e tretë. Është mjerim. Është situatë e mjerueshme në zonën industriale. Dy zonat që janë pak më problematike është zona e Visbegut dhe fshati Luboteni. Dhe këtu duhet investime të mëdha”, tha Azizi.