
Sot kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, së bashku me Asafin, vizituan Shoqatën e Personave me Dëgjim të Dëmtuar dhe me Humbje të Pjesshme të Dëgjimit në Tetovë.
Rexhepi theksoi se Tetova duhet të jetë një komunë inkluzive dhe e hapur për të gjitha kategoritë, një qytet ku çdo qytetar ndjehet i dëgjuar, i respektuar dhe i përfshirë.
Ai shtoi se vizita e sotme është pjesë e përpjekjeve për të promovuar bashkëjetesën dhe përfshirjen sociale, duke siguruar që qytetarët me nevoja të veçanta të kenë mundësi të barabarta për pjesëmarrje në jetën qytetare.
#BashkëPërTetovën