Jeta në botën luksoze të familjes Kardashian ka pa dyshim sfidat e veta dhe njëra prej tyre është se si të qëndrosh i lidhur me botën reale.

Tema u ngrit gjatë paraqitjes së saj në podkastin Call Her Daddy, ku prezantuesi Alex Cooper e pyeti se sa shpenzon për bukurinë çdo vit, transmeotn Indeksonline.

Kardashian pranoi se shuma është “shumë”, por nuk ishte e sigurt saktësisht se sa. Kur u pyet nëse ishte një shumë gjashtëshifrore apo shtatëshifrore, ajo tha se nuk ishte e sigurt. “Në fakt duhet ta di këtë… mund të jetë një milion dollarë”, spekuloi ajo.

Ajo pranoi se nuk mendon shumë për çmimet në përgjithësi. “Dua të them, nuk kam idenë se sa kushtojnë, le të themi, gjërat e thjeshta”, tha ajo. “Do të doja të dija pak më shumë se sa kushton, le të themi, një kuti qumështi.”

Pasuria neto e Kim Kardashianit vlerësohet në rreth 1.7 miliardë dollarë amerikanë. Forbes-i thekson se ajo u bë miliardere në vitin 2021, falë transformimit të karrierës së saj në media dhe në modë.