Torino këtë fundjavë në kampionat, PSV në mesjavë në Champions League dhe më pas ndeshja vendimtare me Inter për titullin kampion në Serie A. Janë këto tri sfidat e radhës të Napoli kampion në Itali.

Tri ndeshje delikate, ku trajneri Antonio Conte synon të zbatojë një “turnover” për të patur gjithnjë një ekip të freskët e agresiv. “E rëndësishme është t’i marrim ndeshjet një e nga një

”, tha trajneri i Napoli.

Duke pasur parasysh dëmtimet e fundit, rotacionet do të jenë të pashmangshme. Prandaj kërkuam një merkato të fuqishme dhe një ekip të zgjeruar, pasi luajmë çdo tri ditë”, shtoi më tej Conte.

E di që çdo sfidë ka rëndësinë e saj, duhet maksimumi dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi për të bërë gol. Gjithsesi, jemi fokusuar te ndeshja me Torino, për të tjerat do të flasim javën tjetër”, tha Conte.

The post Serie A dhe Champions, trajneri Conte përgatitet për një “tur force” me Napolin appeared first on Telesport.