Janë luajtur të premten ndeshjet e javës së 3-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Flamurtari kampion mbetet i pamposhtur, duke fituar 70-61 në kryeqytet ndaj Partizanit dhe udhëheq renditjen me 6 pikë të plota.

Një ndeshje e ekuilibruar në 20 minutat e para (34-32 për kryeqytetaset), ndërkohë që në pjesën e dytë vjen shkëputja e vlonjateve. Mucenji me 21 pikë e Brisker me 20 pikë u dalluan për vlonjatet, ndërsa Lalaj realizoi 16 pikë për Partizanin.

Në “Asllan Rusi”, skuadra e Studentit fitoi 59-41 ndaj Vllaznisë, duke korrur suksesin e parë sezonal. Kryeqytetaset u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke e merituar fitoren. Sali me 15 pikë ishte shënuesja më e mirë e takimit.

Kategoria e Parë-Femra, java e 3-të

Partizani – Flamurtari, 61-70

Studenti – Vllaznia, 59-41

Tirana (pushim)

Renditja: Flamurtari 6 pikë, Partizani 4 pikë, Tirana 3 pikë, Studenti 3 pikë, Vllaznia 2 pikë.

The post Flamurtari mund edhe Partizanin e nis shkëputjen, suksesi i parë sezonal për Studentin appeared first on Telesport.