Gjatë mbylljes së qeverisë amerikane, që nisi më 1 tetor, administrata e presidentit Donald Trump do të shkarkojë rreth 1.400 punonjës në agjencinë përgjegjëse për menaxhimin e arsenaleve bërthamore të SHBA deri të hënën, njoftoi Departamenti i Energjisë.

Ministri amerikan i Energjisë, Chris Wright

, bëri të ditur në profilin e tij në X se shkarkimet do të ndikojnë në punonjësit e Administratës Kombëtare për Sigurinë Bërthamore (NNSA), të cilët janë “kyç për modernizimin e arsenaleve bërthamore amerikane”.

Përfaqësuesi i Departamentit shtoi se rreth 400 punonjës do të vazhdojnë të punojnë në NNSA, një agjenci semi-autonome e Departamentit të Energjisë, e cila operon edhe ndërkombëtarisht për sigurinë e materialeve bërthamore të rrezikshme, përfshirë edhe në Ukrainë, edhe gjatë viteve të konflikteve.