Gazetari i Alsat, Zekirija Haxhiu, raporton për procesin e votimit në Çair, i cili tashmë veç është mbyllur.
“Interesi i qytetarëve paradite ka qenë i ulët, ndërsa në orët e pasdites është vërejtur një fluks më i madh i qytetarëve. Ka pasur dhe ndërrim të kutive pasi ata janë mbushur me fleta të votimit. Në Çair janë ndaluar dy persona për të cilët u tha se janë prezantuar rrejshëm si vëzhgues të procesit zgjedhor. Para 20 minutave është ndaluar edhe një person tjetër i cili për momentin po meret në pyetje nga zyrtarët policorë”, tha Zekirija Haxhiu, gazetar./ Alsat.mk
The post Pak para mbylljes së vendvotimeve, ndalohet edhe një person në Çair appeared first on Alsat.