Procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa shkelje të dukshme, ka deklaruar sot analisti politik Luma, duke vlerësuar ecurinë e ditës së votimeve.
“Procesi zgjedhor ka rrjedhur në mënyrë të qetë, nuk janë vërejtur shkelje të procesit zgjedhor”, theksoi ai, duke përgëzuar organizimin teknik dhe menaxhimin e procesit nga institucionet përgjegjëse.
Megjithatë, Luma vuri në dukje një çështje shqetësuese që ka karakter të përsëritur në ciklet zgjedhore – pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në komunat me shumicë shqiptare.
“Edhe përkundër faktit që është shënuar një rritje e pjesëmarrjes në këto zgjedhje, është evidente se komunat me shumicë shqiptare kanë jehonë më të ulët krahasuar me komunat në Maqedoninë Lindore,” u shpreh ai.
Sipas Lumës, ky fenomen kërkon vëmendje të veçantë nga partitë politike dhe institucionet, në mënyrë që të adresohen faktorët që ndikojnë në apatinë zgjedhore të qytetarëve në këto zona.
The post Luma: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa shkelje, por jehona më e ulët në komunat me shumicë shqiptare appeared first on Alsat.