Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski shpalli fitoren në mbi 30 komuna, përfshi edhe atë të Strumicës. Për fitoren në këtë komunë që njihej si bastion i LSDM-së, Mickoski tha se kemi pritur gati 20 vjet.
“Këtë fitore e ndërtuam hap pas jhapi, jo me premtime por me punë. Shteti duhet të ecë përpara dhe se e ardhmja nuk duhet të pritet për të krijohet. Rruga nuk është e lehtë. Sonte nuk festojmë por premtojmë se do të punojmë edhe më tepër. Çdo votë do ta shndërrojmë në punë”, tha Mickoksi. Para nesh ka edhe dy javë, dy javë ku duhet ta rrethojmë ndryshimin që e filluam. Çdo votë që do të mbetët në shtëpi është votë për ata që e shkatërruan shtetin. Kemi fitore në mbi 30 komuna që në raundin e parë, dallimi është 2:1, diku edhe 3:1. Fituam bindshëm në raundin e parë në Strumicë, 20 vjet e kemi pritur këtë ditë. Kemi fitore dhe në Dellçevë dhe Berovë, në Manastir, Shtip, Kavadar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Ohër, gazi Babë, Gjorçe Petroc, Resnjë e kështu me radhë, mbi 30 komuna”, deklaroi Mickoski.  /Alsat.mk

The post Mickoski: Kemi fitore që në raundin e parë në mbi 30 komuna, përfshi dhe Strumicën appeared first on Alsat.