Kreu i LSDM-së në konferencën për media shpalli fitoren në tre komuna dhe theksoi se në disa të tjera kandidatët e LSDM-së shkojnë në balotazh. Në paraqitjen e tij të parë ai u bëri thirrje qytetarëve që në raundin e dytë të dalin sa më masovikisht, shkruan Alsat.

“LSDM-ja fitoi në tre komuna, Kriva Pallank, Bogdanci dhe Krivogashtan. Në disa komuna shkojmë në raundin e dytë. Apeloj që qytetarët masovikisht të dalin në zgjedhje në raundin e dytë që kryetarët të kenë legjitimitet më të madh nga qytetarët”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

The post Filipçe: Kemi fituar në tre komuna, në disa të tjera shkojmë në balotazh appeared first on Alsat.