Heroi i fitores së Shqipërisë në Leskovc, Ray Manaj, zbuloi se Milosh Milojeviç e përgëzoi për golin e shënuar kundër Serbisë. Përfaqësuesja serbe u mund nga Shqipëria më 11 tetor me rezultatin 0-1, dhe këtë dhuratë për të gjithë kuqezinjtë e bëri goli i Rei Manaj. Festa e tij me duart në formën e shqiponjës acaroi edhe më tepër se goli serbët, por kjo pak rëndësi ka për ne.
Pasi u rikthye në futbollin e klubeve, Rei Manaj ka deklaruar se Milosh Milojevic, i cili është trajner i tij në Sharjah me origjinë serbe e kishte përgëzuar për golin e shënuar gjatë ndeshjeve të kombëtares.
“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojević është e shkëlqyer. E kam respektin maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga angazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll, ne jemi të gjithë këtu për shkak të suksesit të Sharjah” – tha Manaj, siç raportohet nga “Al Etihad”, përcjell tch.
Ndërkohë, vlen të theksohet se Manaj ka shënuar edhe në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit për klubin e tij në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra.
The post Manaj “çmend” serbët: Trajneri serb më përgëzoi për golin në Leskovc appeared first on Alsat.