Janë ende në arrati autorët e grabitjes spektakolare në Muzeun e Luvrit, i cili qëndron i mbyllur edhe këtë të hënë. Kërkimet vazhdojnë, teksa një ekip prej 60 hetuesisht po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
Dyshimet janë se një grup I krimit të organizuar e planifikoi grabitjen, e cila ka ngritur një debat të madh mbi mungesën e sigurisë në Muzetë e Vendit. Ministri i ri i Brendshëm Loren Nunez, pranoi se kjo është një pikë e dobët e madhe.
Grabitësit mbërritën midis orës 9:30 dhe 9:40 të mëngjesit të dielën, pak pasi muzeu u hap për publikun. E gjithë bastisja zgjati vetëm shtatë minuta dhe mendohet se është kryer nga një ekip me përvojë, ndoshta të huaj.
Ata përdorën një shkallë për të hyrë në Galerinë Apollo, ku ndodhet koleksioni mbretëror, dhe pajisje prerëse për të hyrë nga një dritare dhe për të hapur vitrinat.
Bizhuteri të shekullit të 19-të, 9 bizhuteri nga Koleksioni I Napoleon Bonapartit dhe Perandoreshës ku mes tyre një gjerdan, një karfice dhe një kurore.
Kjo ishte hera e parë që muzeu i Luvrit grabitej që nga viti 1998, kur një pikturë e Zhan Baptist Korot u vodh dhe nuk u pa më kurrë.
Mediat franceze por edhe zyrtarët e vendit theksojnë se ngjarja e fundit shfaq një imazh shumë negativ të Francës, duke e nxjerrë të paaftë për të mbrojtur muzetë e saj.
Kreu i partisë së ekstremit të djathtë, Bashkimi Kombëtar, Zhordan Bardela, e quajti grabitjen një poshtërim të padurueshëm për vendin, duke ngritur pyetjen: Sa larg do të shkojë shpërbërja e shtetit.
Ndërkohë presidenti francez Emmanuel Macron tha se po bëhet gjithçka për të kapur autorët dhe për të rikthyer thesaret e vjedhura.
The post Grabitja e xhevahireve në Louvre/ Autorët ende në arrati, francezët: Poshtërim i padurueshëm appeared first on Alsat.