Një ditë para ndeshjes me PSV-në, mbi 180 tifozë të skuadrës janë arrestuar në Aind’hoven të Holandës. Policia u kishte kërkuar tifozëve të largoheshin nga qendra e qytetit, por kërkesa nuk është respektuar, çka çoi në arrestimin e tyre për shkelje të rregullores komunale mbi grumbullimet publike.
Tifozët e ndaluar janë shoqëruar me autobusë drejt komisariatit të policisë në rrugën “Mathildelaan”, ku do të merren në pyetje.
Gjithashtu, mësohet se disa nga të ndaluarit nuk posedonin bileta për ndeshjen PSV – Napoli. Kujtojmë se ndeshja PSV-Napoli, zhvillohet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/
The post Policia holandeze arreston 180 tifozë të Napolit, para ndeshjes me PSV-në appeared first on Alsat.