Trajneri Igor Tudor shfaqet i vendosur dhe optimist para Real Madridit: “Pres reagim të madh, do të bëjmë një ndeshje me nivel”. Ai thekson rëndësinë e motivimeve të brendshme, pavarësisht rezultateve të fundit dhe spekulimeve për të ardhmen: “Nuk lexoj gazetat, as pas fitoreve, as pas humbjeve. Fokusimi im është si t’i mbështes lojtarët dhe përmirësoj skuadrën”.

Tudor reagoi ndaj atyre që flasin për krizë te Juve: “Kalendari ka qenë çmenduri, por me analizë të drejtë shoh 3 ndeshje Champions-i me Borussia, Villarreal dhe Real; pastaj Inter, Atalanta dhe Milan në kampionat. Frustrimi i tifozëve lind nga 3 ose 4 barazime radhazi”.

Ai analizoi lodhjen e skuadrës: “Disa ndeshje kemi luajtur shumë mirë, por lodhja ndikon. Kundër Interit bëmë paraqitje të madhe, ndaj Atalantës ishim më mirë ne. Ndaj Veronës na u mohua penallti dhe pamë kartonin e kuq, pastaj me Milanin vetëm një pikë. Unë jam i kënaqur, por tifozët jo”.

Për Realin: “Duhet të jemi të egër dhe të përulur. Ata janë kampionë, duhet performancë e guximshme për t’ui bërë dëm. Mbappé? Thelbësor për ata, por nuk mund të përqendrohemi vetëm tek ai”. Gjithashtu për Juan Cabal: “Po bën terapitë, mendoj se në fundjavë mund të kthehet të vrapojë”. Tudor nënvizon edhe rëndësinë e analizës të sinqertë dhe përmirësimit të vazhdueshëm: “Lojtarët mund të japin më shumë, edhe unë gjithashtu”.

The post Tudor: Krizë? Jo, kalendar i çmendur. Do të ishim të parët pa gabimet e arbitrave appeared first on Telesport.