Real Madridi dhe Juventusi po luajnë baras me rezultat 0-0 pas pjesës së parë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar në dy raste portën e Real Madridit.

Weston McKennie dhe Federico Gatti tentuan me nga një goditje jashtë zonës, por Thibaut Courtois ishte në nivel të detyrës.

Pas 20 minutave lojë, Real Madridi filloi të marrë kontrollin e ndeshjes, duke mos lejuar Juventusin të avancojë në fazën e sulmit.

Në minutën e 40-të Kylian Mbappe u gjend përballë Di Gregorios, por ky i fundit bëri një pritje fantastike për t’i mohuar golin francezit.

Vetëm tre minuta më vonë, ‘Los Blancos’ rrezikuan sërish, kësaj radhe me Eder Militaon i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës ishte pak centimetra larg golit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, me të dy trajnerët që kanë opsione të bollshme në bankën rezervë për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

The post Përfundon pjesa e parë: Real Madridi më kërkues, Juventusi i reziston sulmeve të ‘Los Blancos’ appeared first on Alsat.