Sulmuesi Gorka Guruzeta, ishte heroi i Athletic Bilbaos në fitoren 3-1 ndaj Qarabagut, në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Pas një fillimi të vështirë dhe disavantazhit në pjesën e parë, Guruzeta mori përsipër rolin e liderit në repartin ofensiv, duke realizuar dy gola vendimtarë që përmbysën rezultatin dhe i dhanë ekipit bask një fitore me shumë peshë në garën për kualifikim.
Goli i dytë i tij ishte një perlë e vërtetë. Në minutën e 88-të, pas një aksioni të zhvilluar nga një goditje këndi, topi përfundoi në këmbët e tij jashtë zonës.
Me një prekje të zgjuar, Guruzeta krijoi hapësirë dhe lëshoi një vole të fuqishme, që u ndal vetëm në cepin e poshtëm të portës – një finalizim që vulosi suksesin 3-1 për skuadrën baske.
The post Guruzeta shënoi një nga golat më të bukur deri tani në Ligën e Kampionëve appeared first on Alsat.