Pas katër humbjeve radhazi (tri në Premierligë dhe një në Ligën e Kampionëve), Liverpooli e ka gjetur më në fund rrugën drejt fitoreve.
“Reds” triumfuan në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurt me rezultatin 1:5 në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express,.
Por, nuk ishte gjithçka e lehtë në start për ekipin e Arne Slot, që vinte në këtë ndeshje pas katër humbjeve radhazi.
Kristensen me golin e tij në minutën e 26-të i dha epërsinë Frankfurtit dhe u mendua se kjo do të ishte një tjetër humbje për të kuqtë nga Merseyside.
Por, doli krejt e kundërta, teksa Liverpooli e nxori inatin e katër ndeshjeve të fundit tek ekipi gjerman.
Hugo Ekitike barazoi shifrat në mintuën e 35-të, ndërsa e dënoi ish-skuadrën e tij, por që nuk festoi në shenjë respekti.
Van Dijk e përmbysi rezultatin me gol me kokë në minutën e 39-të.
Partneri i tij në mbrojtje, Konate realizoi njësoj pesë minuta më vonë për 1:3.
Në pjesën e dytë, ishte radha e Florian Wirtz, i cili deri në këtë ndeshje, nuk e kishte regjistruar asnjë gol apo asist për Liverpoolin, që nga ardhja e tij në gusht.
Ylli gjerman asistoi në dy golat e radhës për Liverpoolin të shënuar nga Gakpo dhe Szoboszlai.
Kjo fitore e ngjit Liverpoolin në vendin e 10-të me gjashtë pikë, kurse Frankfurtin e zbret në vendin e 22-të me tri më pak.
The post Pas katër humbjeve radhazi, Liverpooli “shfryhet” në Frankfurtin appeared first on Alsat.