Drita nuk ka arritur ta ruajë epërsinë për të pësuar gol krejt në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Omonoia në kuadër të xhiros së dytë në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.
“Intelektualët” ishin në epërsi me rezultat 1-0, megjithatë në aksionin e fundit mysafirët realizuan pas një rivendje këndore.
Mysafirët e nisën më mirë duke pasur posedimin e topit megjithatë nuk është që patën ndonjë rast të rrezikshëm.
Kur askush s’e priste, Krasniqi dhuroi një asistim fantastik te Arb Manaj, i cili realizoi me kokë për ta zhbllokuar epërsinë. Goditja e qendërsulmuesit fillimisht përfundoi në shtyllë, ndërsa pastaj topi u kthye për të përfunduar brenda rrjetës (12’).
Minutat e mbetur ishin shumë të baraspeshuar. Mysafirët në fakt shënuan me ish futbollistin e Fiorentinas Jovetic, megjithatë u anulua për pozitë jashtë loje.
Kur mendohej se skuadra nga Gjilani po shkon në epërsi në pushime, në skenë doli Ioannis Masouras që realizoi me kokë pas harkimit të Ewandros (45’).
Mbetet të shihet nëse Drita do ta arrijë ta ruajë këtë rezultat, pikë që do të kishte vlerë të madhe.
The post “Paqe” në pjesën e parë mes Dritës e Omonoias, “Intelektualët” e pësojnë në fund appeared first on Alsat.

