Scott Carson, portieri i njohur i Manchester City dhe “heroi kult” për tifozët, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 40-vjeçare. Ai përfundoi një periudhë 6-vjeçare me klubin nga “Etihad” kësaj vere, duke fituar 4 tituj të Premier League dhe Champions League me skuadrën e Pep Guardiolës (14 trofe në total, duke luajtur vetëm 4 ndeshje).
Carson debutoi profesionalisht te Leeds United më 2004 dhe ka luajtur për 10 klube gjithsej, duke përfshirë Liverpool, Derby County dhe West Brom, si dhe ka 4 paraqitje me Anglinë. Ai postoi në Instagram: “Pas një udhëtimi të jashtëzakonshëm, është koha ‘t’i var dorashkat’. Futbolli më ka dhënë gjithçka; kujtime, miqësi dhe momente që nuk do t’i harroj kurrë”.
Te Manchester City, pavarësisht se luajti vetëm 117 minuta si portier i tretë pas Ederson dhe Stefan Ortega, u bë ikonë për tifozët, duke përfshirë tripletën 2023. Paraqitja e tij e fundit konkurruese ishte si zëvendësues në Champions League ndaj Sporting, në mars 2022. Shumë bashkëlojtarë e lavdëruan, përfshirë Manuel Akanji që e quajti “legjendë absolute”, Fernandinho “The Goat”, dhe Erling Haaland “Më mungon shoku, të uroj gjithë të mirat”.
The post Fitoi 14 trofe duke luajtur vetëm 4 ndeshje, portieri veteran i jep lamtumirën futbollit appeared first on Telesport.

