Marc-Andre ter Stegen do të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së janarit. Portieri gjerman i cili aktualisht është i dëmtuar, do të kërkojë një aventurë të re me qëllim të arrijë formën e duhur për të qenë pjesë e Botërorit të vitit 2026.

Duke ditur që te Barcelona nuk ka më vend për të, Ter Stegen iu është ofruar tre klubeve të mëdha të Premier League: Man. United, Chelsea dhe Tottenham.

Ter Stegen pati një verë të trazuar te Barcelona, ku situata me drejtuesit e klubit të cilët i kërkonin largimin arriti deri në ekstrem. Portierit gjerman iu hoq edhe shiriti i kapitenit, megjithatë në nisje të sezonit, palët bënë “paqe” mes tyre. Ter Stegen do të largohet fillimisht në formë huazimi, ndërsa te Barcelona nuk pritet t’i nxjerrin probleme.

The post Dëshiron të luajë në Botëror, Ter Stegen iu ofrohet tre klubeve të mëdha appeared first on Telesport.