Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira, e cila së fundi është pezulluar nga aktivitetet sportive në vendin tonë nga FSHV-ja, ka reaguar në lidhje me akuzat që i janë bërë në lidhje me gjininë e saj. Ferreira, 32 vjeçe dhe lojtare e Dinamos në Superligën shqiptare, ka komentuar situatën rreth saj në media.

Në një prononcim për “Shqipëria Live” në Top Channel, ajo ka sqaruar situatën, duke u shprehur: “Ka qenë e tmerrshme dhe e vështirë, por njerëzit do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi sepse unë jam thjesht një vajzë, që është e lirë dhe që ka të drejtën të ekzistojë për t’u veshur dhe për të vepruar ashtu si ndjeshëm më mirë dhe e vërtetë

”.

Unë nuk jam një grua e rreme, jam një grua e fortë, me shumë luftë pas vetes. Gjithmonë kam luftuar për të arritur qëllimet e mia dhe nuk do të pranoj që këta njerëz të më rrëzojnë dhe të më përbaltin pa asnjë arsye. Unë jam unë, Nayara, dhe jam e lirë të jem ajo që dua të jem, ashtu si të gjitha gratë në botë”, ka deklaruar lojtarja braziliane.

Pak ditë më parë, Nayara Ferreira është pezulluar nga aktivitetet nga Federata Shqiptare e Volejbollit, që i ka kërkuar të bëjë testin e gjinisë. Kjo, pas kërkesës së disa klubeve, që kanë ngritur dyshime se ajo ka ndryshuar gjini. Lojtarja nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit me Dinamon, madje sipas trajnerit Koja edhe nuk është stërvitur.

The post E akuzuar për gjininë e saj, reagon volejbollistja braziliane: Do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi appeared first on Telesport.