
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,88 % në raport me vendimin e datës 20.10.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,010 den/kg dhe do të jetë 36,057 den/kg.
Nga data 28.10.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 73,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 75,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 68,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 36,057 (denarë/kilogram)

