Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi i zhvilluar në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud.

Në postimin e tij, Rama ka bërë të ditur se biseda është përqendruar në ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe në planifikimin e vizitës së Princit të Kurorës në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, ka shkruar kryeministri Rama.