“International Football Association Board” (IFAB) po planifikon një ndryshim të rëndësishëm në përdorimin e VAR-it. Në një takim virtual të komiteteve konsultative u propozua që VAR-i të mund të ndërhyjë edhe në rastet e kartonëve të dytë të verdhë të dhënë gabimisht.
Aktualisht, VAR-i mund të rishikojë vetëm golat, penalltitë, kartonët e kuq direkt dhe shkëmbimet e identitetit. Nëse miratohet, kjo do të lejojë korrigjimin e vendimeve që shkaktojnë përjashtime për dy kartonë të verdhë të padrejtë, një temë shpesh e debatueshme. Propozimi do të diskutohet në takimin vjetor të IFAB në Londër më 20 janar 2026.
Përveç kësaj, IFAB po shqyrton mënyra për të përmirësuar rrjedhën e lojës dhe reduktuar kohën e humbur, si numërimi mbrapsht vizual për goditjet nga këndi dhe rinisjet nga portieri, i ngjashëm me sistemin ekzistues që iu jep portierëve 8 sekonda për ta lëshuar topin nga dora.
The post IFAB përgatit një ndryshim tjetër, VAR-i të ndërhyjë edhe për kartonët e dytë të verdhë appeared first on Telesport.

