Komiteti Disiplinor në kuadër të FFM-së njofton se pas sigurimit të materialeve të reja (video-material) në procedurën disiplinore kundër KF Besa Sllupçanë, dhe për shkak të incidentit që ndodhi gjatë ndeshjes KF Besa – KF Aerodrom 2018, ndeshje nga java e 8-të e Ligës së Tretë – Veri, është përcaktuar se në incident ka marrë pjesë edhe futbollisti vendas, Behar Demiri.

Ndaj lojtarit të lartpërmendur do të zbatohet sanksioni disiplinor – përjashtim nga organizata e futbollit (pezullim i përjetshëm).

Komisioneri i Disiplinës në Ligën e Tretë – Veri u bën thirrje të gjithë personave që kanë video ose prova të tjera relevante në lidhje me incidentin, t’i paraqesin ato për qëllime të procedurës disiplinore.

Federata e Futbollit e Maqedonisë edhe një herë dënon ashpër çdo formë dhune në fushat sportive dhe do të vazhdojë me zbatimin pa kompromis të rregulloreve disiplinore, me qëllim mbrojtjen e integritetit të ndeshjeve dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në futboll.

The post Prova të reja në procedurën disiplinore kundër KF Besa nga Sllupçani appeared first on Alsat.