Fabian Ruiz mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e PSG-së. Kontrata e mesfushorit spanjoll me parizienët skadon në vitin 2027, ndaj për të mos e humbur atë si lojtar të lirë, PSG është e gatshme të lejojë largimin e Ruiz që në verën e ardhshme.
Për spanjollin ka një interes të madh nga Arsenal. Mikel Arteta e pëlqen shumë Ruiz për vizionin e tij, pasimet e sakta dhe aftësinë për të thyer aksionet e kundërshtarëve. “Topçinjtë” duan të përsërisin sukseisn me dy spanjollët e tjerë Mikel Merino dhe Martin Zubimendi.
Në anën tjetër, duke qenë se lojtari ka dhe vetëm një vit kontratë, parizienët duan 50 milionë euro, sipas raporteve të fundit nga mediet franceze. Transferimi i Ruiz jo vetëm që do të rriste nivelin individual të mesfushës tek Arsenal, por gjithashtu do t’i ofronte klubit londinez mundësi më të mëdha taktike dhe konkurruese.
Negociatat janë ende në një fazë studimi, por interesi i Arsenalit është i fortë dhe muajt në vijim mund të jenë vendimtarë në përcaktimin e fatit të Fabian Ruiz.
The post Arteta ëndërron të nënshkruajë me yllin e PSG-së, francezët duan 50 milionë euro appeared first on Telesport.

 
                    