Prej kohësh, Real Madrid është vënë në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm. Raportimet e fundit nga mediet pranë klubit madrilen tregojnë se drejtuesit e “Los Blancos” kanë identifikuar mesfushorin që iu mungon.

Bëhet fjalë për anglezin Elliot Anderson, i cili po shkëlqen me fanellën e Nottingham Forest në Premier League dhe ka ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha.

Aftësia e 22-vjeçarit për të thyer aksionet e kundërshtarit, për t’u lidhur me sulmuesit dhe për të rifituar topin në mesin e fushës, e kanë bërë atë një lojtar shumë të kërkuar në treg.

Në anën tjetër, Nottingham Forest e vlerëson mesfushorin 100-120 milionë paundë. Duke qenë se kontrata e Elliot me Nottingham Forest skadon në vitin 2029, klubi i PL nuk është aspak në presion për shitjen e tij.

Megjithatë, duke parë interesin e shtuar të klubeve të mëdha, duket e vështirë që Elliot të mbetet ende te Nottingham edhe në sezonin e ri.

The post Real Madrid gjen lojtarin e vetëm që i mungon, luan në PL dhe kushton të paktën 100 milionë paundë appeared first on Telesport.