Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja është shpallur sot kampione e Europës në peshën 63kg, të kategorisë junior. Një rezultat i jashtëzakonshëm i shtangistes kuqezi, që në pedanën e Durrësit shkëlqeu sërish me paraqitjen e saj.
Shtangistja shqiptare i realizoi me sukses të gjashtë provat e saj në këtë turne, duke dominuar në të dyja kategoritë, ku ishte absolute. Për pasojë, ajo mori 3 medalje të arta dhe vendosi rekorde të reja europiane në të dyja kategoritë.
Në shkëputje, Carja realizoi me sukses të trija provat, duke ngritur 95kg, 96kg dhe në fund 98kg. E njëjta situatë edhe në stilin e shtytjes, ku peshëngritësja shqiptar dominoi, pasi ishte e suksesshme në të trija provat me 113kg, 116kg e në fund me 118kg.
Për pasojë, Carja renditet e para në të trija kategoritë dhe gjithashtu në dygarësh me 216kg, ku mori medaljen e tretë të artë. Emocione të mëdha teksa himni kuqezi dëgjohej në pallatin e sportit “Ramazan Njala” ku dhe po zhvillohet ky turne.

The post Enkileda Carja dominon në pedanë, i dhuron Shqipërisë 3 medalje të arta europiane në peshën 63kg appeared first on Telesport.

