Çikago mbetet skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, ende e pamposhtur, pas fitores 135-125 ndaj Nju Jorkut. Xhosh Gidej me 32 pikë ishte më i miri për “Bulls”, mbështetur edhe nga Vuçeviç, me 26 pikë e Dosunmu me 22 pikë.

Fitore në sekondën e fundit për Bostonin, që mposhti 109-108 Filadelfia-n, dy ekipe pretendente në Lindje. Xhejlen Braun me 32 pikë bëri diferencën në fushë për Seltiks, ndërsa 26 pikët e Maksej për vendasit mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton ekipi i Los Anxheles Lejkers, që mposhti 117-112 Memfisin, takim ku shkëlqeu Luka Donçiç, me 44 pikë e 12 kërcime. Në sekondat e fundit fiton edhe Portlandi, që falë 23 pikëve të Avdija, mundi 109-107 Denverin.

 

NBA-Rezultatet

Indiana – Atlanta, 108-128

Filadelfia – Boston, 108-109

Klivlendi – Toronto, 101-112

Çikago – Nju Jork, 135-125

Memfis – Lejkers, 112-117

Feniks – Juta Xhaz 118-96

Portlandi – Denveri, 109-107

LA Klipers – Nju Orlins, 126-124

The post Çikago ende nuk di për disfatë, fiton edhe LA Lejkers appeared first on Alsat.