Një grua është akuzuar për vjedhjen në Muzeun e Luvrit në Paris muajin e kaluar, raportojnë mediat franceze.

38-vjeçarja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, po akuzohet për bashkëpunim në vjedhje të organizuar dhe konspiracion kriminal me qëllim kryerjen e një krimi.

Ajo u paraqit para një gjyqtari, i cili vendosi që ajo duhet të qëndrojë në paraburgim.

Gruaja u arrestua në fillim të kësaj jave me katër të tjerë.

Dy burra që ishin arrestuar më parë u akuzuan tashmë për vjedhje dhe komplot kriminal pasi zyrtarët thanë se ata e kishin “pranuar pjesërisht” përfshirjen e tyre në grabitje.

Duke u paraqitur para gjyqtarit të shtunën, gruaja ishte në lot ndërsa konfirmoi se jetonte në periferinë veriore të Parisit, La Courneuve.

Ajo ishte një nga pesë personat e arrestuar më parë këtë javë në kryeqytetin francez dhe përreth tij.

Njëri prej të ndaluarve është liruar pa akuza.

Megjithatë, mendohet se njëri nga të pestë ka marrë pjesë në grabitje.

Ndryshe, xhevahiret ende nuk janë gjetur.

Që nga incidenti, masat e sigurisë janë shtrënguar rreth institucioneve kulturore të Francës.

Luvri ka transferuar disa nga xhevahiret e tij më të çmuara në Bankën e Francës pas grabitjes.

The post Një grua akuzohet për vjedhjen e xhevahirëve në Luvër appeared first on Alsat.